Memorandum për diplomacinë, mes MPJ dhe Shoqërisë Civile

Zëvëndëskryeministri, njëkohësisht edhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me një grup organizatash jofitimprurëse që veprojne në fushën e politikave qeverisëse, ekonomike, sociale dhe të marredhenieve ndërkombetare në vend. Nëpërmjet këtij memorandumi, akademia diplomatike pranë Ministrisë se Jashtme do të marrë një cilësi të re, për ta berë atë një platformë të mendimit diplomatik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe gjithashtu, një shkollë për diplomatet e rinj.
Kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto, është shprehur më tej se marrëveshje të tilla, ndikojnë në rritjen e cilesisë diplomatike dhe gjithashtu, integrojnë më mirë të gjithë kontributet e shoqerisë civile në proçeset e rendësishme që ka diplomacia, veçanërisht në proçesin e integrimit evropian të vendit.