Regjistrimi në universitet, MASH shtyn afatin për fituesit
Deri dje pasdite mbetën jashtë listave 6000 kandidatë.
Do të kenë edhe 24 orë të tjera për procesin online.
Shtyhet edhe 1 ditë tjetër afati i regjistrimit online në universitete. Ministria e Arsimit ka vendosur t’u japë edhe një tjetër shans të gjithë maturantëve të cilët janë shpallur fitues. Vendimi u mor dje pasdite, pasi deri në orën 18:00 ishin regjistruar gjithsej 21.000 kandidatë, nga 27 647 që do të pranohen në ciklin e studimeve me kohë të plotë. “Gjatë gjithë ditës së hënë fituesit do të kenë mundësi të kryejnë procedurën e regjistrimit në portalin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe MASH. Shtyrja e afatit është një mundësi tjetër për ta. Në rast se nuk regjistrohen, dalin nga lista”, thanë specialistët e MASH.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)