E Hënë, 2 Nëntor 2026

Regjistroi pronën me dokumente false, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtuesin e ASHK në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardian Konën, ish-drejtues i ASHK së Durrësit në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false. Ndaj tij si dhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›