E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehabilitim sheshit “Isa Boletini” në Shkodër pas lirimit si hapësirë publike

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po shoqërohet me rikualifikimin urban të zonave të çliruara, të cilat po u kthehen qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrja që po kryhet në sheshin “Isa Boletini” në Shkodër, që po po u kthehet qytetarëve.

Rama bëri të ditur se pas prishjes së objekteve që kishin zënë hapësirën publike, ka nisur rehabilitimi i lulishtes, për ta rikthyer atë në një hapësirë të gjelbër, të hapur dhe funksionale për të gjithë.

Strukturat e bashkisë së Shkodrës janë angazhuar në terren në këtë fazë të dytë që synon shtimin e hapësirave publike rekreative për komunitetin.

Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, një nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Kjo nismë synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet, ndërkohë që paralelisht janë ashpërsuar edhe masat për forcimin e kontrollit, mbrojtjen e hapësirave publike dhe zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›