Rehabilitimi i rrugës “Bletaj” në Romanat, Sako: I shërben 200 banorëve të zonës

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se është drejt përfundimit rehabilitimi i rrugës “Bletaj”, e cila do t’i shërbejë rreth 200 banorëve të kësaj zone.
Sako tha se investimi që po realizohet në zonën e Romanatit të Durrësit, vjen si përgjigje e kërkesës së banorëve të njësisë administrative të Rrashbullit.
Sipas kryebashkiakes së Durrësit, përfundimi i rehabilitimit të rrugës “Bletaj” në zonën e Romanatit dhe asfaltimi i kësaj rruge i shërben rreth 200 banorëve të kësaj zone.
Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.
/a.f/r.e/