Rehn: Bojkoti demton integrimin e Shqiperise

Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian, Olli Rehn paralajmeroi se bojkoti i parlamentit nga opozita shqiptare do te kete nje impakt negativ ne shanset e Shqiperise per te patur statusin kandidat.
Deklarata e zyrtarit europian u dha ne nje konference per shtyp pas takimit ne Bruksel me shefin e diplomacise shqiptare, Ilir Meta.
"Bojkoti i opozites nuk i sherben integrimit te vendit. Kjo ceshtje duhet te zgjidhet sa me pare, sepse po ndikon ne plotesimin e standardeve", u shpreh Rehn.
Nga ana e tij Meta, u shpreh i angazhuar per te bashkepunuar me opoziten, ndersa pritet prej pales tjeter qe te marre pergjegjesite e veta.
"Qeveria dhe maxhoranca kane shprehur gatishmerine per bashkepunim, por pa shkelur pavaresine e gjyqesorit dhe vendimet e gjykates", u shpreh Meta.
Komisioni Rehn theksoi se nese Shqiperia permbush kushtet atehere do te kete lajme te mira per te ne mesin e vitit 2010. (Se shpejti me gjeresisht)