E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Bojkoti i opozitës, dëmton integrimin

Komisioneri evropian për zgjerimin Olli Rehn ka kërkuar sot kthimin e Partisë Socialiste në Parlament, pasi sipas tij, bojkoti nuk është rrugë demokratike dhe nuk është standard në demokraci. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ai theksoi se bojkoti i opozitës dëmton integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Debati demokratik bëhet në Kuvend dhe stabiliteti demokratik është thelbi kryesor dhe bojkoti i parlamentit nuk bën pjesë në këtë stabilitet" theksoi rehn
Komisioneri për zgjerim Oli Rehn ka theksuar se Bashkimi Europian kërkon reforma dhe Konsensus politik të cilat janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit
Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria ka nevojë të bëjë përparime në sitetmin gjyqësor dhe se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për të pasur përparime.
Nga ana e tij Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka theksuar se qeveria shqiptare është e angazhuar që të garantojë lirinë e mediave dhe të gjitha personal që janë përfshirë në sulmin ndaj Bazes janë në arrest. Ai gjithashtu theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjeket për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›