E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Kriza greke rrezikon përhapjen e saj

UASHINGTON- Guvernatori i Bankës Qendrore gjermane, Axel Weber deklaroi dje se rreziku i përhapjes së krizës greke është rritur mjaft dhe se një numër i madh vendesh kanë ende deficite mjaft të larta.
Ky ishte komenti i parë i Weberit pas lajmit se Greqia kishte kërkuar ndihmë urgjente financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për daljen nga kriza.
"Rreziku është rritur mjaft javët e fundit", tha Weber, i cili është anëtar i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, para fillimit të takimit të G20-s në Uashington.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›