Rehn: Presim balotazhin

Me keto fjale, komisioneri europian per Zgjerimin Oli Rehn ka komentuar procesin elektoral te se djeles ne Maqedoni me termat e sportit te tij te preferuar, futbollit.
“Jam i inkurajuar nga deklaratat e misionit vezhgues te OSBE/ODIHR, se ne pergjithesi zhvillimi i zgjedhjeve eshte i kenaqshem deri ketu dhe se u plotesuan shumica e standarteve nderkombetare. Por raundi i pare eshte vetem gjysmefinalja e procesit zgjedhor. Finalja do te zhvillohet pas dy javesh dhe une pres loje te ndershme”, ka deklaruar Rehn.
Mbarevajtja e zgjedhjeve perben kriterin kyc per celjen e negociatave per anetaresimin e Maqedonise me Bashkimin Europian. Komisioneri Rehn nuk perjashtoi mundesine e celjes se bisedimeve gjate ketij viti.
“Kushtet per celjen e negociatave nuk kane ndryshuar: jane 8 masat e vendosura ne mars 2008. Zhvillimi i rregullt i zgjedhjeve eshte kusht themeltar. Une mendoj se ka vertet shanse per plotesimin ketyre masave ne menyre qe te mund te pergatisim gjate ketij viti rekomandimin per celjen e negociatave. Por, hap i radhes eshte raundi i dyte i zgjedhjeve, ne 5 prill, e me pas permbushja e masave te tjera”, ka pohuar Rehn.
Maqedonia gezon statusin e vendit kandidat prane BE-se nga dhjetori 2005. Ceshtja e pazgjidhur e emrit te Maqedonise me Greqine mbetet nje nga pengesat per hapjen e negociatave te anetaresimit europian.