Reina rezervë te Liverpooli!

Pepe Reina pritet të jetë portier rezervë i Liverpoolit në edicionin e radhës. Ka qenë vetë trajneri Brendan Rodgers ai që ka konfirmuar se Reina do të humbasë vendin e titullarit.
"Ne këtë javë do të zyrtarizojmë portierin e ri. Ai do të jetë belgu Simon Mignolet. Pepe Reina tani do të ketë konkurrencë të madhe në përbërje. Mignolet është një portier fantastik që mund ta lë në bankën rezervë Pepe Reinën" ka thënë Rodgers./Indeksonline/