Tifozi i Liverpoolit, fiton nga Man United

Një tifoz norvegjez i Liverpoolit e ka zgjedhur një mënyrë interesante për të fituar para. Frank Bjortoni ka kontaktuar një firmë kineze e cila prodhon letra të tualetit. Bjortoni e ka zgjedhur logon e Manchester United për të prezantuar letrat e tualetit.
Pasi e ka publikuar produktin e ri në treg përmes rrjeteve sociale, në drejtim të tij kanë ardhur shumë kërkesa për të shitur këtë produkt. Kanë qenë tifozët e shumtë të Liverpoolit të cilët me çdo kusht e kanë dëshiruar këtë produkt.
Tifozi norvegjez e ka dërguar mallin e ri në qytetin e Liverpoolit ku tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre e kanë porositur. Thuhet se fitimet kanë qenë të mëdha që në fillim të kësaj pune.
"Nuk e kam menduar se do të funksionoj aq mirë. Si tifoz i Liverpoolit mendova të bëj diçka për të fyer skuadrën që ne tifozët e kësaj skuadre nuk e duam fare. Por pasi publikova këtë produkt, kërkesat kanë qenë shumë të mëdha sidomos në lokalet në Liverpool" ka thënë tifozi norvegjez./Indeksonline/