E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit, autorizohen negociatat me G37 Chambers për konsulencë

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qeveria autorizoi sot ministrin e Drejtësisë të negociojë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar G37 Chambers për ofrimin e shërbimit të konsulencës për ndjekjen në vazhdimësi të zbatimit të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit pvr vitin 2026. Sipas vendimit, negociimi ka objekt në dis fusha: a) Ndjekjen në vazhdimësi të zbatimit të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit, sipas metodologjisë së hartuar, dhe paraqitjen e tyre për miratim pranë ministrit të Drejtësisë; b) Vlerësimin/analizimin e formateve tip, të platformave apo të mjeteve/formave të tjera të miratuara për mënyrën e raportimit dhe mbledhjen e informacionit; c) Bashkëpunimin e bashkërendimin efektiv ndërinstitucional, përfshirë përmirësimin e mekanizmave të raportimit dhe të shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›