E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga mbrëmjet e korrikut në Sarandë

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri gjatë sezonit veror, duke mirëpritur mijëra vizitorë vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin jugor për pushimet e tyre.

Plazhet me ujërat e kristalta, trashëgimia kulturore, klima mesdhetare dhe oferta e pasur e shërbimeve turistike e kanë kthyer qytetin në një pikë të rëndësishme të turizmit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmjet e korrikut në Sarandë.

“Saranda e bukur”, shkruan Rama.

Saranda është e njohur për vijën e saj bregdetare, gjiret piktoreske, ujërat e pastra dhe afërsinë me disa nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Parku Kombëtar i Butrintit, i shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe zonat turistike të Ksamilit, janë ndër atraksionet kryesore që tërheqin vizitorë gjatë gjithë vitit.

Gjatë muajve të verës, Saranda përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, me vizitorë nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›