Rekord - 735 milionë euro për modernizimin e rrugëve
Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim me qytetarë të Elbasanit. Në këtë takim, kreu i qeverisë vlerësoi arritjet dhe përpjekjet e ekzekutivt për të anëtarësuar vendin në NATO. Sipas tij, 3 prilli ishte dita e mrekullisë, Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit dhe u zotua para 26 vendeve anëtare të NATO-s, se është e gatshme të angazhohet denjësisht si pjesë e Aleancës Veri-Atlantike. “Para krerëve të NATO-s, kam shprehur atë që shprehnin rilindësit tanë, të cilët i projektuan Shqipërinë dhe shqiptarët gjithnjë në gjirin e familjes së kombeve të lira perëndimore. Me të vërtetë kjo ishte një mrekulli për të cilin ne shqiptarët kishim pritur gjatë për ta arritur atë. Ne kishim bërë sakrificat më mbinjerëzore. Anëtarësia në NATO është një ngjarje e madhe historike për çdo komb dhe çdo vend, por anëtarësia në NATO për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat kanë pasur një histori të mundimshme dhe ndaj të cilëve historia ka qenë një njerkë e vërtetë, i rezervoi copëtime, pushtime, diktatura dhe u rezervoi në tërësi kohë të ndaluar dhe kohë të ngadalësuar, i privoi nga e ardhmja dhe zhvillimi vetëm e vetëm për faktin se nuk ishin të lirë dhe jo se vendi i tyre nuk kishte mundësi të begatohej si vendet e tjera. Pra për në kjo përbën një mrekulli të madhe dhe arritjen tonë më të madhe në fushën e lirisë dhe sigurisë”, tha Berisha para të pranishmëve. Sipas tij, më 3 prill ndahet historia, nga një histori pasigurie në një histori sigurie, nga një histori pa të ardhme në një histori me të ardhme, në histori progresi dhe zhvillimi të shpejtë. “Jo sepse tre prilli ishte datë që ndau historinë tonë. Tre prilli realizoi një projekt ëndërr të shqiptarëve, të cilët sot mbështesin anëtarësimin në NATO në shumë se të gjitha kombet e tjera në Evropë. Tre prilli është finalizimi i një ëndërr, të cilën e shpalosëm së bashku me të rinjtë shqiptarë në vitet ‘90 në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Tre prilli është Shqipëria zonjë e rilindësve tanë Shqipëria në NATO, është Shqipëria zonjë e rëndë dhe e respektuar”, deklaroi më tej Berisha. Gjithashtu kreu i qeverisë vuri në pah se ftesa për në NATO nuk ka ardhur si rezultat i interesave gjeostrategjike apo rezultat i dëshirave për të integruar rajonin me çdo kusht. “Ftesa në NATO është meritë e juaja qytetarë shqiptarë. Ju i dëshmuat miqve tanë kudo në botë se ju jeni të vendosur të zhvilloni në këtë vend shoqërinë e bazuar në vlerat e një shoqërie të lirë. Se ju jeni të vendosur të zhvilloni në këtë vend ekonominë e tregut njëlloj si në vendet e zhvilluara. Pra, ishin qëndrimet pro vlerave të shoqërive të lira ato që bënë të mundur ftesën në NATO. Ftesa për anëtarësim në NATO ishte rezultat i reformave më të thella të ndërmarra nga qeveria ime gjatë tre viteve të fundit. Pa këto reforma ne do të rendnim pas saj si udhëtari pas horizontit të cilin se arrin asnjëherë. Ne u faktuam partnerëve tanë se kemi përkushtim absolut për reforma dhe se i konsiderojmë ato jetike për qytetarët tanë”, shtoi Berisha. Ai theksoi se tre vjet më parë Shqipëria ishte bërë famëzezë për krimin e saj të organizuar. “Krimi i organizuar shqiptar ishte ndër më të famshmit dhe më të organizuarit në Evropë. Por premtimi im para jush, të nderuar qytetarë, ishte zero tolerancë ndaj krimit. Bandat që kishin vendosur ujdi me politikën, që kontrollin porte, aeroporte, fshatra dhe qytetet më të largëta të vendit, ishin bërë famëkëqija në mbarë Evropën dhe kishin nxire deri në palcë imazhin tonë. Kishin krijuar përshtypjen se këta njerëz dhe ky komb është përshtatur me krimin. Nuk është e vërtetë se ne ishim përshtatur apo mund të përshtatemi me krimin. Ne jemi një komb me standarde morale shumë të vyera, jemi një komb që kemi pasur rend, ne jemi një komb që në rrugët dhe sokakët e tij, gratë dhe fëmijët kanë shëtitur të lirë në të gjitha kohërat. Ndaj dhe unë i deklarova zero tolerancë ndaj Aldo Bareve, Nehat Kullave, Lul Berishave. Me një përqendrim të plotë dhe total, me një përkushtim të policëve dhe oficerëve të policisë shqiptare, si dhe organeve të tjera, brenda një viti e gjysmë ne vendosëm prapa hekurave 206 organizata dhe grupe kriminale, si dhe arrestuam mbi 900 anëtarë dhe drejtues të këtyre organizatave. Shqipëria sot është një ndër vendet më të sigurta në Evropë dhe ka tregues të kriminalitetit qartësisht më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Ne u faktuam 26 vendeve anëtare të NATO-s dhe qeverive të tyre, se jemi të vendosur të garantojmë lirinë, sigurinë, jetën, pronën e qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë ne mund të jemi, jo vetëm faktor sigurie në rajon por të eksportojmë siguri dhe në zonat e nxehta të globit. Ushtarakët tanë përmbushin me përkushtim detyrat në Irak, në Afganistan dhe së fundi nisen në Çad. Le ti përshëndesim ata, të cilët i kemi ambasadorë të shkëlqyer të sigurisë”, deklaroi ndër të tjera Berisha. Duke vijuar më tej, kreu i qeverisë vijoi duke theksuar se ftesa nuk i erdhi Shqipërisë si lëmoshë. “Ftesa për në NATO nuk u zbriti shqiptarëve nga qielli. Ftesa erdhi si rezultat i përkushtimit total në reforma për të nxjerrë shqiptarët, qytetarët e këtij vendi, nga të këqijat që rrënonin çdo ditë të ardhmen e tyre; krimi i organizuar dhe korrupsioni. Të gjitha raportet ndërkombëtare faktonin se në Shqipëri korrupsioni është shndërruar në sistem dhe se në Shqipëri sundonte kleptokracia. Ne erdhëm në pushtet kur trarët e doganave dhe faturat e tatimet priteshin nga gjobëvënësi. Vetëm në tatime dhe dogana qytetarët shqiptarë humbisni 1.4 miliardë dollarë me kursin e këmbimit të 2007. Ne erdhëm në pushtet në një kohë kur qeveria ishte e mbushur me ministra që menaxhonin dhe drejtonin monopolet e tyre private, në ushqime, në naftë, ndërtime, etj. Ne erdhëm në pushtet në një kohë kur asnjë qytetar i Elbasanit apo i Shqipërisë nuk dërgonte dot djalin apo vajzën në Universitet pa paguar ryshfet. Ne erdhëm në pushtet kur 70 % e prokurimeve bëheshin në mënyrë direkt, pa pyetur për garën dhe konkurrencën e ndershme. Këto nuk janë fjalët e mia, por të gjitha janë pohime me shkrim nëpër raportet ndërkombëtare”.
Berisha: Do t’i japim Shqipërisë një nga rrjetet e rrugëve më moderne/Infrastruktura në vend është një nga prioritet kryesore të qeverisë, e cila faktohet edhe nga të dhënat ku vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka investuar 90 miliardë lekë, kundrejt 11.1 miliardë investimeve të realizuara nga qeveria e mëparshme. “Ku janë veprat e tjera të anti korrupsionit? Janë sot në të gjitha rrugët e Shqipërisë, nga Konispoli në Vermosh, nga Liqenasi në Valbonë. Shqipëria si kurrë në historinë e saj i ka rrugët në ndërtim nga autostrada që po shpallen kryevepra të nderimeve në Evropë e deri te rrugët superstrada dhe rrugë të tjera. Ne do ti japim Shqipërisë një nga rrjetet e rrugëve më moderne që ekzistojnë. Vetëm këtë vit, ne investojmë në rrugët e Shqipërisë 90 miliardë lekë, kundrejt 11.1 miliardë investime në vitin më kumor të investimeve të qeverive të mëparshme. Pra, ne investojmë 8 herë më shumë. Ne investojmë në ujësjellësit e vendit shumë e shumë herë në krahasim me qeveritë e mëparshme. Ne investojmë në sistemin energjetik shumë që nuk janë investuar asnjëherë më parë. Ne jemi përpjekur dhe do të përpiqemi të ruajmë bashkësimin social. Kemi bërë fakt rritjen më të madhe të rrogave. Ju garantoj se nuk gjen ndonjë vend që ka bërë rritjen më të madhe të pensioneve sesa të qeverisë time”, deklaroi Berisha. Ai vuri në dukje gjithashtu se “nuk do të ketë pension në qytet nën 100 dollarë dhe vij ballëhapur te ju sepse sot nuk ka pension në qytet nën 110 dollarë më kursin e atëhershëm dhe jo të tanishmin. Ju premtova ju se do të dyfishoj pensionin minimal dhe këtë vit ai dyfishohet tërësisht. Ishte 34 mijë lekë dhe bëhet 68 mijë lekë”. Kreu i qeverisë shtoi më tej, se “kemi vendosur rritjen e rrogave të mësuesve, infermierëve, policëve, ushtarakëve, rritjen e pensioneve në qytet, në tre vjet 38 miliardë lekë nga 34 miliardë lekë që kishin vendosur në 8 vjet, në kemi vendosur 13 miliardë në vit nga 4.1 miliardë në vit. Ne kemi vendosur mbi tre herë më shumë sesa ata. Këto janë veprat e luftës kundër korrupsionit”, theksoi Berisha. Leonard Quku