E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ati i Shenjtë mirëpret botimin e “55”-s: “Tragjedia dhe Lavdia e Kishës Katolike në Shqipëri”

Ati i Shenjtë, Benedikti XVI ka mirëpritur me 14 maj dhuratën që shkrimtari Pjetër Pepa i bëri, me rastin e ditëve të pëlëgrinazhit të shtegtarëve shqiptarë në sheshin e Shën Pjetrit. Duke i dhuruar librin dyvëllimësh “Tragjedia dhe Lavdia e Kishës katolike në Shqipëri”, botimin prestigjioz të Shtëpisë Botuese “55”, shkrimtari Pjetër Pepa e ka falenderuar Atin e Shenjtë për nisjen e procesit të kanonizimit të martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri si dhe e ka informuar se në panteonin e martirëve, për të cilët flet libri, janë edhe mjaft meshtarë italianë, bile edhe dy meshtarë gjermanë: Dom Alfons Tracki dhe Dom Jozef Marksen. Ati i Shenjtë e mirëpriti dhuratën e shkrimtarit Pepa dhe të Shtëpisë Botuese “55” dhe u shpreh se shqiptarët tashmë e paskan bërë të tyren dhe i mbetet Vatikanit të bëjë të vetën për martirët shqiptarë të komunizmit. Botimi voluminoz i Shtëpisë Botuese “55” tashmë është arkivuar në Bibliotekën e famshme të Vatikanit, ku së afërmi pritet të përfshihet edhe publikimi “Jezusi i Nazaretit”, vepra më e fundit e Atit të Shenjtë Benedikti XVI, e cila pritet të dalë nga vjeshta edhe në tregun shqiptar e atë ballkanik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›