Rekord botëror: Luan 135 orë non-stop ‘Call of Duty'

Një i fiksuar pas lojërave kompjuterike ka vendosur një rekord botëror pasi ka luajtur ‘Call of Duty: Black Ops 2” për më shumë se pesë ditë e gjysmë.
Okan Kaya, 28 vjeç, nga Sidnej i Australisë ka luajtur në këtë lojë për 135 orë e 50 minuta.
Në këtë mënyrë ai ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 120 orë dhe 7 minuta.
Ai e nisi këtë betejë epike të martën dhe i lejohej që çdo orë të merrte një pushim dhjetë minuta dhe të konsumonte pije energjike dhe vakte të lehta.
Okan, menaxher shitjesh për 4Cabling, tha se i dridheshin duart në fund.
Në fillim të këtij viti ishte një adoleshent nga Tajvani që vdiq gjatë një maratone 40-orëshe në lojëra kompjuterike.
Plot tetë milionë kopje të lojës ‘Call of Duty: Black Ops 2” janë shitur sapo ajo doli në treg javën e shkuar, duke i sjellë kompanisë Activision një fitim prej 300 milion sterlina.