Rekord papunesie gjate prillit ne France
Një tjetër muaj që kalon, një rekord tjetër në numrin e të papunëve. Duket si një spirale pa fund ajo në të cilën ka rënë Franca. Në muajin prill të papunët, kanë shënuar një rritje prej 39.800 persona.
Ky është muaji i 24 radhazi që numri i të papunëve rritet dhe numri total është 3 milion e 264 mijë persona. Rekordi më i keq që nga viti 1996.
Një goditje e rëndë kjo për qeverinë e Fransua Hollond i cili në fushatën e tij elektorale kishte premtuar se do të hapte vende të reja pune.
Në tremujorin e parë vendi e ka parë sërish veten në recesion, dhe sipas të dhënave nga ministria e punës, situata nuk do të përmirësohet.