Hebreu i ri sipas projektit sionist ne dokumentarin e Effi Wiess dhe Amir Borenstein

“Dy herë në të njëjtin lumë”, dokumentari i artistëve nga Izraeli Effi Wiess dhe Amir Borenshtein, i shfaqur premierë në Kinemanë e Marubit, është një zbulim i mënyrës se si e projekton sionizmi “Hebreun e ri”, bindjen se duke përshkuar tokën e shenjtë, udhëtari përfiton një transformim personal
Kufiri verior i Izraelit. Sipas traditës ky është vendi ku toka e Izraelit iu premtua Abrahamit. Është verë dhe hebrej të shpërndarë nëpër botë vijnë për pushime. “Populli i zgjedhur” shkon me pushime dhe aty ndesh shenjat e forta të mitit biblik, politikës dhe historisë.
“Dy herë në të njëjtin lumë”, dokumentari i parë i gjatë i artistëve nga Izraeli Effi Wiess dhe Amir Borenstein, i shfaqur premierë në Kinemanë e Marubit, është një zbulim i shtruar dhe inteligjent i mënyrës se si e projekton sionizmi “Hebreun e ri”, bindjen se duke përshkuar tokën e shenjtë, udhëtari përfiton një transformim personal.
Amir Borenstein: Është një udhëtim në lumin Jordan dhe titulli “Dy herë në të njëjtin lumë”, i referohet filozofit grek Herakliti i cili thotë se “Ne nuk mund të lahemi dy herë në të njëjtin lumë”. Ndërsa ne kemi një shpjegim për atë “dy herë”. Sa për të dhënë një shembull: Unë dhe Efi nuk jetojmë në Izrael prej dhjetë vjetësh. Jemi kthyer për të bërë këtë udhëtim, duke ndjekur itinerarin e udhëtarit skocez Xhon Mekgregor më 1869. Dhe ky është një shpjegim për atë “dy herë”.
Effi Weiss: Po, është historia jonë. Është një rod muvi. Është udhëtimi ynë. Pasi jemi larguar prej vitesh dhe jemi rikthyer ngrihen në këtë udhëtim shumë pyetje për gjendjen ku ndodhet vendi ynë: Përse largohen njerëzit? Pse rikthehen në rast se rikthehen? Ky është aspekti personal.
Si pjesëmarrës dhe udhëtarë mjaft të vëmendshëm për ndan natyrës që vendit dhe të njerëzve që po eksplorojnë Effi Wais dhe Amir Borenstein na ofrojnë nëpërmjet perceptimit të njerëzve që ndeshin dhe intervistojnë tonet e shtruara por të sigurta të një nacionalizmi izraelit.
Praktika e përshkimit të tokës së Izraelit me qëllimin që Hebreu i diasporës të bëhet “djalë i vendit dhe zot i tij” ishte një praktikë që u adaptua nga projekti sionist.
Kjo vajzë, udhërrëfyese në këto anë turistike, është në vitin e parë të shërbimit ushtarak. Ajo është pjesë e një ekipi të përzier, ushtarë, civilë, vullnetarë. Pyetjes së Efit dhe Amirit se cili është ndryshimi shërbimit ushtarak dhe udhërrëfimit ajo i përgjigjet: Ndryshimi është se ushtarët luftojnë për diçka, për atdheun. Ata janë të rinj dhe akoma nuk e dinë mirë se çfarë do të thotë kjo. Them se adoleshentët tanë për herë e më shumë po e kuptojnë qëllimin:
Ne duhet të mbrojmë diçka, të vrasim sa më shumë arabë të mundemi, gjëra që ata i dëgjojnë në shtëpitë e tyre. Por në kuptimin e përmbajtjes, e Izraelit kjo përkthehet në ndjenjë, ndjenjë për atdheun, për historinë, natyrën. Ata nuk e kanë idenë, prandaj vijnë këtu dhe unë u tregoj për betejat që kanë ndodhur këtu, për natyrën e larmishme, sa i veçantë është ky vend, pra u jap një ide për ato vlera që mbron ushtria.
Ndërsa për Amir Borenstein: Largimi për një kohë të gjatë nga vendi ku ke lindur të lejon që ta shohë vendin nga perspektiva të ndryshme. Mendoj se që nga momenti që jemi larguar nga Izraeli” perspektiva jonë është zgjeruar. Është përvoja dhe distanca që ta lejojnë t’i shohim ndryshe gjërat.
Në këtë udhëtim është rruga që ju udhëheq dhe ju lejon çlirimin e ndjevave personale, siç ka ndodhur me ne të dy që e kemi përjtuar në mënyra të ndryshme dhe besojmë se edhe këto këndvështrime janë të film, pavarësisht bashkëpunimit tonë të gjatë.
Effi Weiss dhe Amir Borenstein punojnë bashkë prej vitit 1999. Artistë vizualë të shumë disiplinave, ata ekspozojnë në muze dhe qendra të artit bashkëkohor. Prej disa vitesh janë vizitorë të rregullt në Shqipëri dhe aktualisht i kanë hyrë një kërkimi për dokumentar.