Rekordi i djaloshit 7 vjeçar: Bën 4 mijë pompa rresht (VIDEO)
Mund të jetë i vogël, por forca nuk i mungon.
Një djalosh 7 vjeçar nga Ukraina ka arritur të bëjë plot 4 mijë pompa rresht.
Andriy Kostash i bëri pompat për dy orë e 29 minuta.
Në këtë mënyrë ai ka vendosur një rekord kombëtar në Ukrainë.
Vogëlushi u monitorua nga një ekip gjyqtarësh për të siguruar që e meritonte rekordin kombëtar.
Ai ka nisur të stërvitet që në moshën 5 vjeçare për të bërë pompa.
Ai vendosi rekord kombëtar, por thotë se në një rast ka arritur të bëjë 6 mijë pompa. Ky është rekordi i tij personal.