E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi i radhës nga Kombëtarja Shqiptare

Shqipëria vazhdon të thyejë rekorde në rënditjen e FIFA-s. Qeveria botërore e futbolli ka publikuar sot renditjen për muajin qershor dhe Kuqezinjtë tanë kanë ngritur pesë shkallë duke u rënditur të 38 si asnjëherë më parë në historinë e tyre.

Në klasifikimin e fundit arritje të madhe në klasifikimin e FIFA-s ka edhe për Belgjikën që arrin pikën më të lartë, vendin e 12-të, Bosnja në vendin 15 dhe Mali që ngjitet në vendin 23.

Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia dhe Ekuadori. Brazili pëson tjetër rënie duke përfunduar i 22. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›