E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard: Me Mourinhon shënoj sa Messi e Ronaldo

Eden Hazard ka folur për ambiciet e tij në edicionin e ardhshëm te Chelsea nën drejtimin e Jose Mourinhos. Ylli belg ka thënë se këtë edicion synon të shënoj 60 gola, aq sa Messi e Ronaldo.

"Nga viti në vit unë jam përmirësuar mjaft. Unë tani dua të jem më efektiv para portës. Tani ëndërroj që të shënoj 50 apo 60 gola në një edicion, aq sa shënojnë Messi e Ronaldo. Këta dy futbollistë kanë treguar se gjithçka është e mundur, pse mos ta bëjë edhe unë këtë gjë. Për këtë mund të më ndihmoj edhe Jose Mourinho" deklaroi Hazard./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›