Rekordi/500 milione dollare amerikane per ndertimin e 2000 km rruge te reja
Qeveria percakton objektivat per buxhetin e vitit 2011
Permiresimi i infrastruktures rrugore per te shkurtuar kohen e cdo shqiptar qe banon ne cdo cep te Shqiperise per te ardhur ne kryeqytet eshte projekti kryesor dhe paresor mbi perparesite i buxhetit 2011.
Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se radhes te mbledhjes se Keshillit te Ministrave. Ndertimi i rrugeve dhe asfaltimi i tyre ka qene tema kryesore e kryeministrit ne mbledhjen e qeverise duke i kerkuar ndjese ministrive dhe agjencive te tjera te vendit qe fondi me i madh i buxhetit te perqendrohet ne infrastrukturen rrugore.
Nje nga shtyllat me kryesore ku do te perqendrohet projektbuxheti i vitit 2011 eshte projekti i ndertimit te rrugeve per te cilin do te investohen 500 milione dollare. Me kete investim do te garantohet se ne fund te ketij mandati cdo qytetar shqiptar do te mberrije ne kryeqytetin e tij per nje kohe 2 here me te shkurter dhe se do te krijohen e perdoren vlera te medha u shpreh Berisha.
Sipas kryeministrit jane 91 komuna te vendit te cilat jane te palidhura me rruge te asfaltuar me akset kombetare dhe per te cilat nevojiten 2 000 km te reja. Deri tani jane asfaltuar rreth 7 mije kilometra.
Nuk mund te leme njerin ne asfalt e bulevarde e tjetrin ne gropa e rruge me gure tha Berisha.
500 milione dollare do te jete fondi qe do te vihet ne dispozicion per infrastrukturen rrugore e cila do te ndihmoje ne realizim e premtimit te shkurtimit te distances te cdo qosheje te vendit me Tiranen.
Primare do te jete perfundimi i rruges se Arbrit dhe tuneli Tirane- Elbasan. Berisha u ndal dhe ne fushaten sensibilizuese per procesin e liberalizimit te vizave.
Kryeministri theksoi se projektbuxheti i vitit 2011 do te mbeshtese fuqishem edhe te gjithe problematiken e udherrefyesit te vizave qe do ti sherbeje lartesimit sigurise dhe modernizimit gjithnje e me te madh te vendit.
Nje tjeter fushe shume e rendesishme qe duhet te mbeshtetet nga ky projektbuxhet eshte edhe turizmi. Kryeministri Berisha u shpreh se fondet qe do tu adresohen njesive te qeverive vendore do te jene para se gjithash dhe mbi te gjitha per problemet e lidhura me turizmin ku ceshtje kryesore eshte pastrimi.
Kryeministri kerkoi nga ministri i Turizmit dhe ministri i Mjedisit qe te paraqesin kuadrin me te pershtatshem lidhur me pastrimin e bregdetit. Gjithashtu kryeministri Berisha kerkoi qe grandet qe qeveria i akordon pushtetit lokal te perdoren per nevojat jetike te qytetareve ndersa solli shembullin e mospageses nga pushteti lokal te energjise elektrike te konsumuar ne ujesjelles.
Kryeministri Berisha kerkoi qe ne kete projektbuxhet te parashikohen investime per vend parkime me qellim zgjidhjen e ketij problemi vecanerisht ne Tirane dhe Gjirokaster. Gjithashtu Kryeministri Berisha kerkoi qe edhe ceshtja e parkimit ne Gjirokaster te merret si perparesi madhore duke theksuar se ndertimi i vend parkimeve do te krijoje mundesine mundur qe ne disa nga ndertesat tradicionale te ketij qyteti ne zonen muzeale te vendosen institucionet zyrtare.
Ne fushen e arsimit kryeministri Berisha kerkoi qe perparesi kete vit te kene kopshtet duke synuar qe 64 per qind qe eshte shifra e femijeve te moshes se kopshteve qe i frekuentojne ato te arrihet ne afer 96 - 98 per qind.
Nje tjeter shtylle kryesore ku do te perqendrohet ky projektbuxhet eshte edhe rritja e rrogave dhe pensioneve.
Me tej kryeministri Berisha u ndal ne perfundimin kete vit te studimit te varferise ekstreme ku theksoi se ne Shqiperi ne fund te vitit 2011 nuk do te kete qytetar ne varferi ekstreme nuk dot kete qytetar me te ardhura ditore nen 1.25 dollare.
Ne fushen e Bujqesise kryeministri Berisha u shpreh se do te mbeshteten projekte te medha ku do te perfshihen ne subvencione kultivimi i arrave geshtenjave bajameve lajthive shegeve si dhe rritja e bleteve. Kryeministri u shpreh se eshte shume e rendesishme qe ne te nxisim cdo gje qe rrit te ardhurat per fermerin shqiptar.
Ne fund te fjales se tij Kryeministri theksoi se ne nje jave afat buxheti me i madh ne historine e ketij vendi duhet te rimodelohet duke u bazuar mbi keto shtylla kryesore.