E Diel, 1 Nëntor 2026

Remonte, CEZ njofton për kufizime energjie në disa zona të vendit

Gazeta Shqip

CEZ shperndarjeCEZ Shpërndarje njofton se këto ditë po kryen një sërë remontesh në të gjithë territorin e Shqipërisë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike. Sipas njoftimit të CEZ këto remonte do të jenë më intensive në  zonat bregdetare, në mënyrë që të garantohet furnizimi normale me energji elektrike gjatë sezonit turistik.

Sot nga ora 09:00-15:00 do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonat: Bashki Durrës, Komunat Spitallë, Kënetë, Sukth, Hidrovori Porto Romao, Bashkia Shijak. Konsumatorët privat Sukth-DR-Mminas-Shijak, Komunat Ksamil, Lukovë e Sasaj, Bashkia Rubik, Hidrovori Droje e Shllinx, Komuna Bradashesh në Elbasan, si dhe pompat e ujësjellësit Tiranë. CEZ Shpërndarje u kërkon konsumatorëve mirëkuptim për këto kufizime, thuhet në njoftimin e CEZ.

24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Remonte, CEZ njofton për kufizime energjie në disa zona të vendit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›