E Diel, 1 Nëntor 2026

Remontet lënë gjysmën e vendit nën kufizime

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes deklaroi se gjysma e Shqipërisë do të vuajë nga kufizimet e shkaktuara nga remontet gjatë ditëve të ardhshme, ndërkohë që përgënjeshtroi akuzat e opozitës se kufizimet po kryhen “për efekt financiar”. Zonat e prekura nga remontet do të vijojnë të vuajnë një deri në dy orë në ditë kufizime. Qeveria, në planin e emergjencës për sektorin e energjisë elektrike, ka paralajmëruar se kufizimet këtë vit do të jenë rreth 250 GWh, gjë që përbën rreth 4% të nivelit të konsumit. Që nga viti 2001, qeveritë e ndryshme eksperimentuan “kufizimet për efekt financiar” në Shqipëri. Kjo metodë zakonisht i heq furnizimin me drita zonave që kanë normë të ulët faturimi dhe shlyerje faturash dhe e dërgon energjinë në zonat ku ka norma më të larta arkëtimesh. Në vitet 2003 dhe 2004, kjo metodë solli përmirësime të dukshme në situatën financiare të KESH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›