Renato Arapi, drejt Bundesligës ?!

www.gazetaret.com - Mbrojtësi i Besës, Renato Arapi (23 vjeç) mund të transferohet gjatë sezonit të ardhshëm në Gjermani. Sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, Arapi, një ish-lojtar i Silkeborgut në Danimarkë (kategoria e dytë) kërkohet nga një skuadër e Bundesligës 1 gjermane dhe një e Bundesligës 2. Ish-lojtari i Kombëtares U-21 (19 ndeshje) gjatë merkatos dimërore u testua te skuadra ruse Spartak Nalchik, por pa mundur të nënshkruajë një kontratë. Arapi (88 ndeshje, 2 gola në Superligë) është në fokusin edhe të një skuadre belge.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 10 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili