E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 23, Shkumbini – Vllaznia 0-0

www.albania-sport.com - Pas dy shtyrjeve për shkak të terrenit të papërshtatshëm, Shkumbini e Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në Peqin, ndeshje që mbylli dhe javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Ky ishte barazimi i parë midis tyre në tri ndeshjet sezonale. Vllaznia fitoi në fazën e parë 2-0 në “Loro Boriçi” (java 7, dy gola të Bekim Balës), ndërkohë që Shkumbini triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë, falë dy dy golave të realizuara nga dy blerjet dimërore Fejzo Shënaj e Altin Gërboviç në ndeshjen hapëse të javës së 18-të.

Shkumbini u ngjit në kuotën e 31 pikëve (po aq sa Teuta), por duke kapur vendin e 5-të falë golaverazhit më të mirë se durrsakët.

Vllaznia, tashmë në kuotën e 27 pikëve, la pas katër skuadra : Kastrioti, Flamurtari, Skënderbeu e Gramozi, duke dalë përkohësisht nga zona e “minuar” e Superligës.

Në javën e 24-t – e cila pas shtyrjes nga ana e Sektorit të Garave nuk do të luhet këtë fundjavë, por në një datë të re – Vllaznia do të presë në Shkodër Laçin e vendit të katërt, ndërsa Shkumbini do të luajë në Fier kundër Apolonisë së vendit të shtatë.

BILANCI I SKUADRAVE
42 ndeshje; 15 fitore Shkumbini, 7 barazime, 20 fitore Vllaznia

Java 23

06.03.2010

Tirana-Kastrioti 0-1
Djarmati 13’

07.03.2010

Dinamo-Gramozi 1-0
Malarcane 57’

Besa-Skënderbeu 1-2
Xhafaj 763’/ Lika 44’, Guerrib 60’

Laçi-Flamurtari 3-1
Nora 36’, 56’; Veliaj 78’/ Zeqiri 85’

Teuta-Apolonia 1-1
Imeraj 47’/ Brkiç 16’ (p)

10.03.2010
Shkumbini-Vllaznia 0-0

RENDITJA

1 Dinamo 23 57
2 Besa 23 40
3 Tirana 23 35
4 Laçi 23 34
5 Shkumbini 23 31
6 Teuta 23 31
7 Apolonia 23 30
8 Vllaznia 23 27
9 Kastrioti 23 26
10 Flamurtari 23 24
11 Skënderbeu 23 24
12 Gramozi 23 19

Terrenet e këqija, FSHF-ja shtyn ndeshjet


Federata Shqiptare e Futbollit, duke parë kushtet e rënduara të vazhdueshme atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe për t’i ardhur në ndihmë klubeve për përmirësimin e terreneve sportive, vendosi shtyrjen e plotë të të gjitha ndeshjeve të javës në kampionatet kombëtare: Kategoria Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, U-19 dhe U-17.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 10 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›