E Hënë, 2 Nëntor 2026

Renato Malota, lamtumirë futbollit të luajtur: Mbyllet një kapitull

Renato Malota i ka thënë lamtumirë futbollit të luajtur. Mbrojtësi i Egnatias, pas 20 vitesh në futbollin profesionist ka vendosur të ndalet këtu, ndërsa e ka bërë të ditur vendimin e tij me një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Renato Malotës:

Mbyllet një kapitull, por kujtimet mbeten si dritë që ndriçojnë përjetësisht…

Pas më shumë se 20 vitesh në fushën e blertë, sot dua ta ndal hapin dhe ta mbyll me krenari një nga periudhat më të bukura e domethënëse të jetës sime – karrierën time si futbollist profesionist.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, me shumë emocione, sfida, suksese dhe sakrifica. Kam pasur fatin të jetoj ëndrrën time që fëmijë, të vesh fanella me peshë, të luaj për klube dhe njerëz që më kanë dhënë gjithçka. Kam mësuar, jam rritur dhe jam formuar si njeri përmes këtij sporti që më dha më shumë sesa do të kisha imagjinuar ndonjëherë.

Një falënderim i veçantë shkon për familjen time – që më ka mbështetur në çdo hap, në çdo ngritje e në çdo rënie. Pa ju, kjo rrugë nuk do të kishte qenë e mundur.

Faleminderit të gjithë trajnerëve që më besuan dhe më sfiduan, shokëve të skuadrës që më bënë të ndiej çfarë do të thotë të jesh pjesë e një familjeje në fushë, dhe tifozëve – që janë motori i këtij sporti. Pa pasionin dhe mbështetjen tuaj, ky udhëtim nuk do të kishte kuptim.

Nuk po i them lamtumirë futbollit – sepse ai do të mbetet gjithmonë pjesë e imja. Thjesht po mbyll një cikël, për të hapur një tjetër.

Me mirënjohje të thellë

Renato Malota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›