Renault e MekLaren kërcënojnë me bojkot në garën e Melbërnit
Bota e Formula 1 nuk është e shkruar që të gjejë paqe. Pas polemikave mes "Fota" (organizatës së skuadrave të F.1) dhe FIA (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit) në fundjavën e kaluar, situata është ndezur sërish tri ditë para garës së Melbërnit. Këtë herë është kërcënimi për bojkotim nga ana e Renaultit dhe MekLarenit. Sikurse ka bërë të ditur "The Times", Flavio Briatore e Ron Denis kanë paralajmëruar padronin e Formula 1, Berni Eklestone, duke i komunikuar atij se të dy skuadrat kanë ndërmend të mos zbresin në pistën e "Albert Park". Cili është motivi? Sigurisht që bëhet fjalë për një çështje të natyrës ekonomike.
Nëse nuk do t‘u jepen para, të dy skuadrat nuk do të marrin pjesë në garën hapëse të botërorit në Melbërn të Australisë. Drejtori i përgjithshëm i Reanultit dhe bosi i MekLarenit, Ron Denis, nuk i kanë ngarkuar makinat e tyre në avionët që do t‘i çojnë në drejtim të Australisë, ku Formula 1 do të shënojë edhe startin e sezonit 2009. Por protesta mund të mbështetet edhe nga skuadra të tjera, të cilat bëjnë pjesë në organizatën "Fota", që drejtohet nga presidenti i Ferrarit, Luka Di Montezemolo. Menjëherë pasi Xhohn Houet, bosi i Tojotës dhe zëvendëspresidenti "Fota"-s kishte dalë në një deklaratë për shtyp, ai që ka konfirmuar këtë protestë, ishte vetë Ekleston. Një nga kontradiktat kryesore ka të bëjë me pagesat e skuadrave (të cilat nuk u janë bërë). Por Ekleston pretendon se më parë duhet të firmoset "Pakti i Konkordias" për të marrë më pas financimet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit. Presidenti i FIA-s i qëndron linjës së ashpër. "Flavio më ka kontaktuar për të më thënë, se nuk do të ngarkonte materialet në çarter, pohoni bosi i F.1. Unë i jam përgjigjur se, do të ishte më mirë që të anulonin fluturimin. Prandaj u kam kërkuar përgjegjësve të transportit ta anulojnë fluturimin". Gjithsesi, përpara zgjedhjes së Ekleston për të mos bërë kompromis në lidhje me këtë kërcënim, Briatore e Denis kanë bërë një hap prapa dhe kanë zgjedhur të garojnë në "Albert Park". Pas periudhës jo të mirë financiare, skuadra e Renaultit ka vendosur të ulë rrogat e Alonsos dhe Pikesë. Megjithatë, gjurmët e parave nuk po duken. Pas kësaj Stefano Domenikali, menaxheri i skuadrës së Ferrarit, ka ftuar FIA-n për të qartësuar legjitimitetin e disa pjesëve të makinave Braun Gp, Tojota e Uilliams. Sipas Domenikalit, makinat janë ilegale dhe pretendon se çështja duhet të sqarohet para nisjes së garës së Melbërn.