Kodi i vdekjes si nekrofili kryeministrore
U bë disa kohë që, Kryeministri Sali Berisha ka nisur të përfshijë në propagandën e qeverisë dhe partisë së tij, edhe të ashtuquajturin "Kodi i Vdekjes". Punët kanë arritur deri aty sa Kryeministri t‘u drejtohet gazetarëve me fraza mirëfilli nekrofile si: "...jemi të gjithë vdekatarë dhe nuk kemi alternativë tjetër, veçse respektit të plotë ndaj vdekjes". Madje nuk ngurron ta paraqesë këtë "respekt të plotë ndaj vdekjes" si një trashëgimi të shkëlqyer të shqiptarëve, por edhe të kombeve të tjera të qytetëruara.
Kuptohet se kemi të bëjmë përsëri me një nga ato taktika politike të Berishës (ku dinakëria rivalizon me vulgaritetin), që e ka zakon t‘i "sublimojë" sulmet e veta ndaj opozitës, apo kundërshtarëve politikë, duke i maskuar pas frazave shembullore të paatakueshme apo "tabuve" tradicionalisht të paprekshme. Në fillimet e tranzicionit, epshi dhe autoritarizmi i tij u mbështoll me "antikomunizmin", më pas po ky autoritarizëm u maskua me "antikorrupsion". Ca kohë më vonë, pasi erdhi për herë të dytë në pushtet, autoritarizmi qeverisës i Berishës, tashmë i korruptuar deri në palcë, u përpoq të bëhet i paprekshëm, duke u veshur me "patriotizëm". Dhe ja sot, shohim një variant të ri mbrojtjeje që Berisha kërkon t‘i bëjë pushtetit të tij përgjegjës për krimin e Gërdecit. Opozitës, që organizoi protesta në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre qeveritare, i gërmushet duke tundur një tjetër tabu: "Ke dhunuar Kodin e Vdekjes"!
***
Kodi i Vdekjes është një shpikje e mendjes së ndezur të Berishës. Askund në traditën shqiptare nuk flitet për një kod të tillë. Ne duam të besojmë se, në themel të traditës së shqiptarëve dhe kombeve të tjera është Kodi i Jetës dhe jo Kodi i Vdekjes. Edhe respekti për të vdekurit, si traditë, nuk është "respekt i plotë për vdekjen", por shfaqje e respektit të plotë për jetën. Kujtimi për të vdekurit është një përpjekje mbinjerëzore, një si zgjatim i jetës, si një jetë e dytë mes të gjallësh për ata që nuk janë më. Ne i kujtojmë dhe, në këtë rast, duket sikur i rikthejmë përsëri mes nesh (duke sfiduar vdekjen, por kurrsesi duke shprehur respekt për të), sikur i ngjallim, sikur i bëjmë përsëri të jetojnë. Respekti për të vdekurit nuk është respekt për vdekjen, por respekt për jetën. Ashtu si për çdo individ normal, ashtu si edhe për çdo komb, vdekja është nga dukuritë më të urryera, më të padëshirueshme, më të largqoftshme edhe për shqiptarët. Është absurditet të propagandosh respekt për qoftëlargun, për vdekjen. Është në natyrën e njeriut, në natyrën e jetës që të urrejë vdekjen. Edhe pse vdekja është e pashmangshme. Madje, pikërisht për këtë jeta përpiqet ta sfidojë vdekjen, duke mos u lodhur së kërkuari përjetësinë. Jeta dhe vdekja nuk takohen në asnjë pikë. Ato janë kundërshtare të papajtueshme. Njëra fillon aty ku mbaron tjetra. "Sa jemi ne nuk ka vdekje, kur vjen vdekja nuk jemi ne", - thoshte Lukreci. Dhe kur thoshte "ne", nënkuptonte njeriun, jetën.
E thënë nga kushdo tjetër, deklarata e Berishës nuk do të ngjallte shumë shqetësim. Por është krejt e kundërta kur Kryeministri i vendit dhe një nga politikanët më të fuqishëm e me jo pak pasues fanatikë, lëshon deklarata me një konotacion nekrofil që për qëllime politike, i ngrenë kult vdekjes. Nuk do të ishte aspak çudi që psikanalistët të zbulonin në përmbajtjen e deklaratave të tilla, gjurmët e një delli, në mos karakteri nekrofil.
***
Në fakt, Berisha nuk bën as më shumë dhe as më pak se sa ç‘bënte rreth 80 vjet më parë, gjenerali frankisto-nacionalist, Millan Astraj. Ai përpiqet të përdorë vdekjen të ngritur në institucion (Kod) për të mbrojtur pushtetin, politikën, qeverisjen e tij dhe korrupsionin e kësaj qeverisjeje. Kërkon ta përdorë vdekjen si armë politike, si flamur, si slogan. Kërkon të sugjestionojë protestat e ligjshme, revoltën për jetët e humbura në Gërdec, duke shpikur tabunë e paprekshme të "Kodit të Vdekjes". Sikundër rrëfen edhe psikoanalisti i shquar Erih From, në librin e famshëm "Anatomia e Destruktivitetit Njerëzor", gjenerali Astraj e mbylli një fjalim të tijin në Universitetin e Salamankës, i shoqëruar nga thirrjet e falangistëve: "Rroftë vdekja!". Filozofi spanjoll, Miguel de Unamuno, i cili ishte dhe rektor i universitetit në fjalë, u ngrit dhe shprehu indinjatë për këto thirrje nekrofile dhe pa kuptim. Ai shprehu brengën që ishte një gjeneral si Astraj, ai që po udhëhiqte psikologjinë e masave. "Unë e quaj të pavlerë t‘u bëj thirrje të mendoni për Spanjën" - shtoi. E ç‘mund t‘i thuash më shumë se këto fjalë të Unamuno-s një Kryeministri dhe mbështetësve të tij, që gati sa nuk thërrasin: Rroftë Kodi i Vdekjes!?
Por nuk është vetëm gjuha, një shkarje goje (çlirim i subkoshiencës?) ajo që jep alarmin për prezencën e të paktën një delli nekrofil në karakterin e Berishës. Gjatë karrierës së tij politike ai ka shfaqur mjaft tendenca, qëllime, këmbëngulje, qëndresa, dredhira, pabesira, që janë tipike për liderë nekrofilë. Sipas Fromit, nëse karakteret biofile "angazhohen me të gjitha forcat për të mbrojtur jetën, dinjitetin njerëzor dhe lirinë", karakteret nekrofile "të gjitha energjitë i kanë drejtuar drejt shkatërrimit, nënshtrimit, përvetësimit dhe pushtetit absolut". Dhe nëse do të shqyrtosh bëmat e Berishës, bëhet shumë e qartë se autoritarizmi i tij, konstant dhe i hekurt, është udhëhequr gjithnjë nga mania e pushtetit absolut. Dhe pushteti absolut nuk arrihet kurrë pa shkatërruar institucione, pa nënshtruar kundërshtarë, bashkëpunëtorë dhe masa njerëzish, pa përvetësuar jo vetëm pushtete e kompetenca pa fund, por edhe pasurira e biznese. E gjithë karriera 19-vjeçare e politikanit Berisha, si në qeverisjen e tij të parë, ashtu edhe në këtë të sotmen, është e frymëzuar nga një epsh i tillë, tipik për karakterin e një lideri nekrofil. Dhe është ky lider që së fundi u kërkon shqiptarëve mandatin (Rajhun?) e III-të. Por duhet shtuar edhe diçka. Tendenca për pushtet absolut, qeverisje absolute, nënshtrimin e njerëzve dhe institucioneve, pra këto shfaqje tipike për karakteret nekrofilë të politikës, mjerisht nuk janë të kufizuara vetëm me politikanin e vjetër Berisha. Politika shqiptare (e vjetër dhe e re) është shumë e populluar me natyra të tilla, dhe problemi është se si, në ç‘mënyrë jeta, liria si thelb i saj dhe demokracia, do të mund t‘u bëjnë ballë epsheve të tyre të ndezura, edhe më keq në këto kohë krize (plot humus autoritarist) dhe trallisjeje publike.
***
Dhe më në fund, dy fjalë për opozitën, për atë që akuzohet nga Berisha dhe berishistët se ka dhunuar "Kodin e Vdekjes". Opozita, dhe në radhë të parë lideri i PS-së, Edi Rama, duhet të kritikohen lidhur me Gërdecin për një gjë krejt të kundërt. Duhen kritikuar se nuk protestuan në kohë dhe me të gjitha forcat e jetës kundër vdekjes, kundër një masakre të rrallë në historinë e qeverisjeve, shkaktuar nga një kabinet i mafiozuar. Dhe Berisha ia dedikon qenien e tij Kryeministër edhe në këto çaste, pikërisht respektit që lidershipi i Ramës tregoi për vdekjen, tolerancës skandaloze të "politikës së re" ndaj një qeverisjeje që mbolli vdekjen. Në asnjë vend të botës, në asnjë qytetërim, në asnjë politikë që respekton jetën dhe jeton për t‘i shërbyer jetës, nuk do të kishte ndodhur kështu. Askush nuk do të kishte falur një qeveri që premtoi t‘i shërbente jetës dhe përfundoi duke bërë avokatinë e vetes me cilësinë e shërbimeve funerale të viktimave që ajo vetë, me babëzinë e saj, i vrau. Vazhdimësia e pashqetësuar e qeverisjes së Berishës pas Gërdecit dhe, akoma më shumë (O Zot!) reformat në bashkëpunim me të, janë precedenti më vdekjendjellës për fatet e njerëzve, popullit dhe lirisë. Janë një dhunim i pashembullt dhe ogurzi që politikanët me llogaritë dhe intrigat e ndyra për pushtet e pasuri, i kanë bërë Kodit të Jetës.