Rend levizje ne radhet e Policise se Shtetit

Disa lëvizje janë kryer në ditët e fundit në postet kyce të Policisë së Shtetit.
Burime policore zyrtare njoftojnë se drejtori i policisë së qarkut të Tiranës, Tonin Vocaj është emëruar drejtor i seksionit të Krimeve të Rënda.
Ndërsa në vend të tij, saktësojnë burimet, është emëruar Sajmir Muca, zyrtar i rëndësishëm i Policisë së Shtetit.
Burimet nuk kanë qenë në gjëndje të sqarojnë motivet e këtyre lëvizjeve, të vendosura nga Ministria e Brendshme.