E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendesia e zgjedhjeve partiake ne Ajova

Tre emra nga lista e kandidateve republikane kryesuan ne rezultatet e votimeve te se martes ne Ajova. Ne vazhdim nje analize e ketyre rezultateve ne prag te votimeve te ardhshme ne Nju Hempsher dhe Karolinen e Jugut.

Nje tjeter favorit doli nga zgjedhjet e se martes ne Ajova. Fituesi i zgjedhjeve ishte ish-guvernatori i Masacusetsit Mitt Romney i pasuar nga afer nga ish-senatori Rick Santorum i Pensilvanise dhe ligjvenesi nga Teksasi Ron Paul i cili doli ne vend te trete.

Zgjedhjet partiake ne Ajova nuk njihen si parashikuese te sakta te fituesit por thjesht per rolin e tyre ne pakesimin e konkurenteve.

Michele Bachmann doli ne vend te gjashte dhe njoftoi se po terhiqej nga gara

Populli i Ajovas e tha fjalen e tij qarte prandaj kam vendosur te terhiqem nga konkurimi.

Jennifer Lawless profesore ne Universitetin Amerikan ne Uashington thote se Ajova i dergoi mesazh edhe fituesit

Mitt Romney fitoi por mori vetem 25 per qind te votes. Ndoshta do te dale me mire ne Nju Hempsher por kjo mund te jete rezultat i faktit qe ai eshte nga rajoni veri-lindor por edhe sepse gara po ngushtohet. Pra zgjedhjet ne Ajova derguan nje mesazh te qarte se ai ende nuk e ka bindur bazen e partise.

Zotit Romney nuk i duhet te terheqe vetem bazen. Megjithese shihet si pretendenti me i forte ne betejen kunder Presidentit Barak Obama ai nuk gezon mbeshtetje te forte nga amerikanet republikane konservatore.

Ish-Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich i cili u rendit i katerti ne Ajova e analizon ne kete menyre situaten

Ta themi qarte. Nje nga gjerat qe dolen qarte gjate javeve te fundit ne Ajova ishte se do te zhvillohet nje debat serioz brenda Partise Republikane para se te pergatitemi per debat me Presidentin Obama.

Newt Gingrich vazhdon garen por zonja Lawless thote se fjalet e tij tregojne se ai ka ne plan te terhiqet nga gara per kandidat republikan ne zgjedhje.

Duket se ai do te perqendrohet tek beteja per ta shkaterruar Mitt Romney-n dhe kete e filloi qe te marten.

Votuesit me prirje sociale konservatore nje pjese e te cileve mbeshtesnin Rick Perry-n dhe tjetra zonjen Bachmann apo zotin Gingrich mund ta zhvendosin tani perkrahjen tek ish-senatori Rick Santorum. Ai avancoi ne anketa vetem pak dite me pare i mbeshtetur nga evangjelistet por epersia e tij mund te mos zgjase shume.

Nuk i eshte dhene rasti ende te sfidohet. Nuk eshte bere objekt reklamash negative dhe i kritikave te Mitt Romney-t.

Pritet qe Mitt Romney te dale mire ne zgjedhjet partiake ne Nju Hempsher me 10 janar. Rick Santorum pritet te dale mire ne zgjedhjet qe pasojne ne Karolinen e Jugut. Por zonja Lawless e cila eshte autore e librit Si te Behesh Kandidat beson se Ron Paul nuk ka shanse te mira ne kete gare

shte thuajse e pamundur te imagjinosh nje te ardhme drejt presidences per Ron Paul.

Megjithese zoti Paul ka perkrahes te zjarrte pikepamjet e tij per izolimin e vendit dhe thirrjet per kufizimin e qeverise nuk gjejne shume mbeshtetje tek republikanet. Kjo i hap vendin Mitt Romney-t dhe kandidateve te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›