E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e frymes per diagnostikimin e kancerit ne mushkeri

Kanceri i mushkerive merr cdo vit 1 milione e 500  jete njerezish. Por nje grup shkencetaresh ne Kliniken Cleveland dhe Universitetin e Illinoit eshte duke punuar per te zhvilluar nje analize te re per diagnostikim dhe trajtim me te shpejte dhe te lehte te semundjes.

Nese diagnostikimi i kancerit te mushkerive do te ishte i lehte si fryma kjo se shpejti mund te behet realitet. Aparati analizon frymen e nje personi dhe identifikon perberjen e sakte te substancave organike ne te.

Peter Mazzone i Kinikes se Klevelandit thote

Ne te gjithe kemi kimikate ne frymen tone dhe kimikatet ne frymen e njerezve me kancer jane pak me te ndryshme se ato pa kancer.

Dr Peter Mazzone udheheq studimin duke perdorur analizat e frymes per te diagnostikuar kancerin e mushkerive. Ai dhe ekipi i tij kane analizuar frymen e 229 pacienteve. 92 prej tyre u diagnostikuan me kancer te mushkerive dhe te tjeret kishin rrezik te larte per tu prekur prej tij.

Analiza e frymes mund te jete ne shkalle saktesie 80-85 ne zbulimin e kancerit te mushkerive. Ne ishim pak me te sakte kur kerkuam per nje tip shume te vecante te kancerit te mushkerive dhe ishim ne gjendje per te karakterizuar kancerin e mushkerive qe ishte ne nje faze te avancuar kundrejt nje faze te hershme.

Dr Mazzone thote se analiza e frymes tregon gjithashtu ecurine e kancerit. Per shembull studimi tregon se kanceri i mushkerive qe eshte me agresiv ka nje bio-shenje te ndryshme sesa kancere e tjere.

Por nevojiten prova te tjera  para se analiza e frymes te kryehet gjeresisht.

Pajisja duhet permiresuar ne menyre qe analiza te jete me e sakte sesa 85 perqind dhe te jete klinikisht me e dobishme

Ne kete pike zhvillimi analiza mund te perdoret gjate kontrollit te rregullt shendetesor per zbulimin e hershem te semundjes. Analiza e frymes eshte e thjeshte dhe me pak e kushtueshme sesa analizat e tjera si biopsia dhe skanimi qe kryehen ne raste te tilla.

Ekspertet po ashtu shpresojne se analiza e  frymes kur plotesohet nga nje skanim CAT mund te ndihmoje mjeket te bejne dallimin mes tumoreve beninje dhe malinje ne menyre qe trajtimi mund te filloje heret.

Goditjet e heshtura ne tru me te shpeshta sesa mendohej

Goditjet e heshtura ndodhin me shpesh sesa mendohejdhe ato mund te shpjegohen me humbjen gjithnje e me shume te kujteses gjate viteve. Sipas statistikave 11 milione amerikane vuajne cdo vit nga keto goditje te heshtura ne tru.

Quhen goditje te heshtura sepse nuk kane simptoma.

Nje goditje e rregullt ne tru vret nje pjese te madhe te trurit duke bere qe personi te humbase aftesine e te folurit ose te paralizohet..dhe keto ndodhin ne cast. Por goditja e heshtur sjell deme pak nga pak.

Ne cdo goditje te heshtur nje ene e vogel e gjakut mbyllet apo bllokohet nga nje pllakez gjaku. Qelizat rrethuese vdesin. Vetem nje goditje e heshtur ka pak ose nuk ka efektpor me kalimin e kohes demi shtohet.

Nje studimi i ri zbulon se keto goditje mund te fillojne pas moshes 30 vjec duke u shtuar ne numer cdo dhjetevjecar. Duke filluar nga mosha 70 vjec nje e treta e popullsise peson cdo vit te pakten nje goditje te heshtur ne tru.

Shkencetaret morren ne shqyrtim rreth 700 persona te moshuar me kujtese normale. Gjate skanimit te trurit vune re se nje e katerta e te skanuarve kishin demtim te trurit shkaktuar nga goditje te heshtura. Ata qe kishin keto demtime kishin probleme edhe me kujtesen.

Shkencetaret thone se duke njohur keto shenja qe lene goditjet e heshtura tani ata e dine se cfare te kerkojne gjate skanimit te trurit per te identifikuar njerezit qe kane pesuar nje goditje te heshtur.

Lajmi i mire eshte se goditjet e heshtura jane te parandalueshme .. ne qofte se pakesohen faktoret e rrezikut si mbipesha presionin e larte i gjakut pirja e duhanit dhe diabeti. Pra me zgjedhje te mira si keto njeriu mund te ruaje kujtime te mira.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›