Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie nëntë vende

Kombëtarja shqiptare ka rënë nëntë vende në renditjen mujore të FIFA-s dhe tani ndodhet në vendin e 59-të.
Shqipëria ishte ngjitur në vendin e 50-të, rekord, në dy muajt e kaluar, në të cilën ndikoi fitorja 1-0 ndaj Bjellorusisë në mars. Por dy disfatat e fundit, ajo 2-0 në Bosnjë e Hercegovinë dhe disfata 4-0 në miqësoren në Argjentinë, kanë bërë që kuqezinjtë të bien në renditje.
Nga vendet e rajonit rënie kanë pësuar edhe Maqedonia me 13 vende (tani renditet e 98-ta) dhe Serbia për nëntë vende (tani renditet e 25-ta).
Bosnja në anën tjetër ka pësuar ngritje për gjashtë vende dhe tani rreshtohet e 39-ta, ndërsa Mali i Zi është ngritur në tetë vende dhe rreshtohet në vendin e 16-të. Kroacia gjithashtu është ngjitur dy vende dhe rreshtohet më lartë nga vendet e rajonit, në vendin e gjashtë në botë.
Dy vendet e para vazhdojnë të jenë të paprekura, me Spanjën që është lider e ndjekur nga Holanda. Gjermania është ngritur një pozicion ndërsa Anglia dy pozicione, dhe mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, duke lënë në vendin e pestë Brazilin që ka pësuar rënie.