Kosovë, Kuçi fton Isa Mustafën, në debat televiziv

Akuzat e vazhdueshme të kreut të LDK-së Isa Mustafa, drejtuar qeverisë veçanërisht faktit se Kryeministri Hashim Thaçi po punon për financimin e strukturave të veta duke përfshirë SHIK-un, kanë marrë përgjigje nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ai pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se Mustafa për këto akuza duhet t`i drejtohet gjykatës për të marrë përgjigje. Megjithatë, Kuçi përkundër insistimit, nuk u përgjigj nëse ka diçka të vërtetë nga ato që thotë Isa Mustafa. Ai tha se nuk dëshiron të flasë nga pozita e zëvendëskryeministrit, por ftoi kreun e LDK-së qe të ballafaqohen në një debat televiziv.