E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendohet gjendja e grevisteve te urise

Ndërsa u bënë 7 ditë që kurse 10 persona kanë hyrë në greve urie pasi u nxorën nga shtëpitë, ku jetonin prej 60 vjetësh, shëndeti i disa prej tyre është përkeqësuar ndjeshëm ditën e të mërkurë.

Tre prej grevistëve kanë shfaqur probleme me shëndetin, por ndërsa dy kanë marrë ndihmën mjekësore, njëri prej tyre Arjan Xhaferri e ka refuzuar mjekun. Banorët kanë kërkuar ndihmën e bashkisë për t’u strehuar në banesa sociale ose mundësinë për të përfituar kredi të butë, ndërsa kanë refuzuar propozimin e kryebashkiakut Lulzim Basha për mundësimin e sistemimit të tyre fillimisht në banesa me qira.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›