E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 prej tyre u vranë nga forcat kufitare

Gazeta Shqip

Në vitin 1990, pas daljes së ligjit 7380, shumë të rinj tentuan të kalonin kufirin, ku rreth

Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (8) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (7) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (6) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (5) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (1) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (2) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (3) Perpjekjet per arratisje gjate komunizmit (4)

Komunizmi ka funksionuar në Shqipëri deri në vitet 90, ku shërbimi sekret i drejtuar prej tij ka eliminuar afro 100 të rinj në pika të ndryshme kufitare të vendit, teksa tentonin të kalonin kufirin. Ndryshimi i ligjit për kalimin e paligjshëm të kufirit më 8 maj 1990 nga ish-presidenti Ramiz Alia, duket se ka qenë një farsë, pasi urdhri i vërtetë përtej këtij ndryshimi ka qenë eliminimi, për çdo person që do të shkelte kufirin. Foto të vrasjeve makabre, që janë marrë nga arkivat sekrete, shihen në albumin e prezantuar dje nga Muzeu Historik Kombëtar Terrori komunist në Shqipëri, përgatitur nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Çdo vrasje është e dokumentuar me kronologjinë e ngjarjes dhe fotot e personit të vrarë. Fotot e vrasjeve në kufi në vitin 1990 botohen për herë të parë. Në maj të vitit 1990, doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia ku thuhej se arratisja dhe kalimi i kufirit nuk quheshin më tradhti e nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin, thotë Enver Kushi. Sipas tij, mosha e të rinjve të vrarë është nga 18-32 vjeç. Sigurimi i shtetit dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotot. Janë fotot më tronditëse që unë kam parë në arkiv. Këto foto flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë. Janë arratisur nga Jugu e sidomos nga Mali i Zi, thotë Kushi. Përveç vrasjeve në kufi, ky album kërkon të tregojë dramën shqiptare nga viti 1948-1990. Sipas Kushit, një tjetër dokument që botohet për herë të parë është edhe një letër e Edip Tërshanit dërguar Enver Hoxhës, një njeri i cili merr guximin dhe i shkruan udhëheqësit komunist se ka shkelur idealet dhe parimet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në album janë dhe letra nga të burgosur politikë të viteve 50 ku shprehin revoltën. Historia e Shërbimit Sekret Shqiptar paraqet një pamje mjaft të rëndë për periudhën e sundimit komunist në Shqipëri. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria janë arratisur 11,800 vetë. Për motive politike u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë 19.250 persona. Në burgjet shqiptare, në kampet me punë të detyruar dhe internimi kanë vuajtur për motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë, polakë, rusë, etj. Shqipëria kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të dënuar për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruar kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991 u ekzekutuan 450 gra.

Simon Stefani

(Diskutim në takimin me shokët zv/ministra dhe të komandës së kufirit më 19 mars 1990)

Thamë se janë rritur tendencat për arratisje e në disa zona për këto flitet hapët. Këtë situatë nuk duhet ta lejojmë, prandaj ligjet që kemi duhet ti zbatojmë. Nëse në ndonjë rast është bërë politikë në interes të atdheut e të personit të gënjyer e të çoroditur nga ideologjia borgjeze, kjo nuk do të thotë se do të bëhet vijë. Ata që do të kalojnë në rrugë të fshehtë, të kalojnë kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse nuk do tu binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion.

Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.

Është e vërtetë që tendenca e arratisjes ka qenë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë kryejnë një volum të madh pune, në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para. Për këtë tendencë nga viti 1984 e deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe degët e punëve të brendshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988 mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për tu arratisur në zonat kufitare 495 vetë. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai

ERSEKA

-Më darë 2.2

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›