E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet trafiku në Levan-Fier, radha e automjeteve rreth 5 km

FIER- Rëndohet trafiku në aksin rrugor Levan-Fier. Raportohet se automjetet kanë krijuar radhë të gjata që shkojnë deri në 5 kilometra, ndërsa situata vazhdon e tillë prej 40 minutash. 

Shkak për trafikun e rënduar është bërë shtimi i pushuesve vendas dhe të huaj që sidomos në fundjavë zgjedhin të udhëtojnë drejt bregdetit të jugut. 

Ndërkaq drejtuesit e mjeteve shprehen se shkak për këtë situatë është bërë edhe mungesa e policisë rrugore.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›