Rënie e madhe e lindshmërisë/ Shkaqet, pasiguria ekonomike dhe rritja e moshës së martesës

Nga Elda Canaj
Numri i foshnjave që lindin në vendin tonë ka pësuar një rënie drastike nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instat 2024 ka shënuar një rënie prej 5% krahasuar me vitin paraardhës.
Por cilët janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rënien e lindshmërisë ?
“Ne po shikojmë vajza dhe djem të rinj të cilët janë obez, shikojmë një shoqëri që nuk merret me aktivitet fizik,një shoqëri që ha jo shëndetshëm, një shoqëri që përdor drogëra, pije alkoolike apo substanca të tjera të cilat dëmtojnë jo vetëm shëndetin e vet”, tha Uarda Ismaili, mjeke gjinekologe.
“Një lloj ndërgjegjësimi i popullatës dhe veçanërisht femrave të cilat dua të marrin kohë për arsimimin dhe edukimin e tyre, edhe për të zhvilluar karrierën e tyre, kjo ka bërë që të rritet mosha e martesës e krijimit të familjes dhe e bërjes së fëmijëve . Arsimimi dhe shëndetësia janë bazat e një shoqërie për tu ndjerë fillimisht e sigurt e mirëtrajtuar dhe e mirëshërbyer. Nëse këto tipare nuk janë prezente në një shoqërim shoqëria fillon dhe tkurret”, tha Belioaz Çoku, sociologe.
Ekspertët japin disa sugjerime për të ndaluar ritmet e këtij fenomeni.
“Duhet ti jepet vëmendje e dedikuar me hapa konkret dhe me produkt konkret, çfarë premtimesh do te japim ne shoqërisë që fëmijët të mendojnë se ka një të ardhme optimiste për ta”, shtoi Ismaili
“Të rinjtë dhe të rejat që të ndryshojnë stilin e jetesës dhe nëse me të vërtet duan të riprodhohen dhe fertiliteti i tyre të jetë në normë të na dëgjojnë me të gjithë këshillat që ne japim”, deklaroi Çoku.
Nga krahasimi midis Censeve 2011 dhe 2023 rezulton që popullsia e Shqipërisë është plakur ku të mosha mbi 65 zë rreth 20% të popullsisë, nga rreth 11 % që ishte 13 vjet më parë. /vizionplus.tv