E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Plagosën me sende të forta të riun, arrestohet një nga vëllezërit e shpallur në kërkim

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit këtë të shtunë.

I riu, së bashku me vëllanë e tij plagosën me sende të forta një shtetas, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I arrestuari u identifikua si Daniel Mborja, ndërsa vëllai i tij, Myslym Mborja është i shpallur në kërkim.

”Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, konkretisht shtetasi D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin M. M., më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M.M, i shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›