E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika Berisha-Ruci ne Parlament per vizat

Ai permendi pjese te raportit vecanerisht ate pjese qe kishte te bente me punen e Kuvendit. Ka verejtje konkrete nga KE dhe juve duhet te jepni pergjigje. Nuk ka vend per levdata por ka nevoje per reflektim duke nisur qe nga zgjidhja e krizes politike tha Ruci duke permendur se eshte hera e pare ne 5 vjet qe Komisioni i thote Jo nje vendi per kerkesen per statusin.

Me tej drejtuesi i deputeteve socialiste tha se opozita e ka bere tashme oferten e saj dhe maxhoranca duhet te pergjigjet.

Me tej ne replike kryeministri Sali Berisha hodhi akuza te renda ndaj Partise Socialiste duke vleresuar se ajo ishte kunder liberalizimit te vizave. Opozita ndihet e deshperuar pasi tentoi te fuse vizat ne kuti. Opozita duhet tu kerkoje falje shqiptareve pasi tentoi te bllokonte heqjen e vizave tha kryeministri.

Berisha permendi ketu greven e urise e zhvilluar ne maj te ketij viti apo denoncimin gjate zgjedhjeve gjoja per prodhime false te kartave te identitetit.

2010-11-11 1158

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›