E Diel, 1 Nëntor 2026

Varferia vret kater femije

Humbja e jetes se kater femijeve ka tronditur gjithe banoret e Sukthit. Ata tregojne se si ka gjetur femijet brenda shtepise.

Fqinjet e tyre thone se nena e femijeve ishte e divorcuar dhe punonte naten vone per te siguruar ushqimin e vogelusheve.

Prane shtepise se vogel ku u gjeten trupat e pajete te kater femijeve te familjes Xheka ne Sukth jane grumbulluar fqinjet por edhe shoket e kater vogelusheve qe sot kane nderruar jete. Edhe pse shiu nuk ka pushuar asnje moment banoret e Sukthit kane qendruar prane shtepise duke derdhur lot por edhe duke fajesuar pushtetin vendor per mungesen e ndihmes ndaj kesaj familjeje.

E ema e kater femijeve kishte disa kohe qe nuk jetonte me bashkeshortin e saj me te cilin kishin probleme. Gjendja e veshtire ekonomike ka detyruar mamane e tyre te punonnte mbremjeve ne restorante para qe i shpenzonte per te ushqyer femijet e saj.

Shoket e klases se Robertit djalit me te madhe te famijles Xheka kujtojne se mbremjen e se merkures kishin luajtur sebashki dhe ishin ndare duke i premtuar njeri-tjetrin se te nesermen do te takoheshin serish. Roberti kujdesej per vellane dhe motrat e tij me te vogla te cilet qendronin mbremjeve te vetem ne shtepi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›