E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replikat me lidershipin Rama, Gjoni sqaron arsyet

Pas zhurmës në media për replikat me kryesocialistin Edi Rama, deputeti Ilir Gjoni në një publikim në faqen e tij personale në fb sqaron debatin në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dy ditë më parë. Deputeti socialist shkruan se Rama ka qenë i stresuar nga diskutimet që bëhen kohët e fundit për listat e deputetëve se ku ata do të caktohen në zgjedhjet e 2013-tës. Gjoni thotë se kreu i PS-së ka treguar nxitim, kur është shprehur se deputetët janë listë kooperative.
 

“Sa i perket replikave me Kryetarin e Partise pata pershtuypjen se Kryetari beri nje lapsus froidian pasi sic e shihni une ne diskutimin timnuk permenda kerkund deputetet por ai i ndodhur para stresiut te kuptueshem para elektoral dhe nje ndjeshmerie qe ekziston nder strukturat e partise ne te gjitha nivelet per te percaktuar ne kohe vendin e gjithkujt ne kete beteje elektorale u shpreh ( sipas gjykimit tim) gabimisht duke thene se deputetet jane liste kooperative ( pra pa ndonje vlere ) por jane te tille( deputete) pasi Une (Kryetari) i kam vene ne liste. Reagimi im ishte, i menjehershem duke deklaruar se se pari une diksutova ne Asamble si anetar i saj dhe jo si deputet; se dyti nese kishte ndonje objeksion me diskutimin tim nuk kishte perse te perfshinte gjithe gruupin e deputeteve, pra nuk duhej te viktimizonte dhe deputetet e tjere; se treti nese kishte ceshtje per te diskutuar me deputetet mund ti ngreje ato ceshtje ne grupin parlamentar dhe se fundi, krahasimi nuk ishte i gjetur se sipas kesaja i binte qe ai te ishte kryetar i kooperatives” shkruan Gjoni.
 

Deputeti i PS-së dukë vlerësuar stretegjinë e Ramës ka renditur disa sugjerime që lidhen me mënyrën e funksionimit të forumeve, sipas tij më shumë peshë duhet ti jepet anëtarit të PS-së.
 

“Deklarova se një strategji pa ushtri është nul. Se elektorati duhet te jetenë qëndër të programit. Socialisti që ka luftuar e sakrifikuar gjatë tërë këtyre viteve të vështira dhe jo Lideri ashtu sic paraqitej ne prezantimin e kryetarit ku sipas tij ne qender te fushates ( pershkak te sistemit?!) vihet Lideri pasi ai "ha gjithe balten dhe vlersimet"” thekson deputeti Gjoni.
 

Gjoni ka shprehur qëndrimin e tij edhe për aleancat e ardhshme:
 

“Diskutova per ceshtjen e Aleancave duke thene se problemi i aleateve eshte dhe ceshtje e evoluimit te vete atyre por vleresimi i tyre duhet te jete produkt diskutimi ne PS mbi baze te vlerave reale dhe jo vendimeve individuale” sqaron deputeti Ilir Gjoni.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›