E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Tufa kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Në ditën e 30 të grevës së urisë të ish të përndjekurve politike, koordinatori i kësaj greve Skënder Tufa ka bërë thirrje për ndërhyrje të mënjehershme të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës.
 

Sipas Tufës gjendja shëndetësore e grevistëve po përkeqësohet nga momenti në moment dhe kjo është ndihmuar edhe masat e fundit që u shoqëruan me privimin e lëngjeve, ilaceve dhe sheqerit.
 

Skënder Tufa gjithashtu ka apeluar për ulje të tensioneve dhe qetësime të gjakrave, ndërsa ka shprehur vendosmërinë se grevistët nuk do të lënë grevën e urisë pa i shkuar deri në fund kauzës së tyre.
 

Përpara mediave Tufa paralajmëroi edhe tubimin e radhës të ish të përndjekurve dhe mbështetësve të tyre, i cili do të mbahet ditën e nesërme përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë.
 

Në grevë vazhdojnë të jenë 6 ish të burgosur politikë, pasi i 7-ti që u largua një natë më parë për arsye shëndetësore nuk është lejuar ti bashkohet më grevës.
 

Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet,ndërkohë që një ditë më parë grevistët u vizituan edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›