Reportazh/ Urologjise i pikon catia noton ne uje
Te tjera rreth shkrimit FOTO
TIRANE - Behet fjale per korridorin e perbashket te katit te dyte qe lidh sherbimin e urologjise me ate te kirurgjise se pergjithshme ne Qendren Universitare Spitalore Nene Tereza. Ne kete pjese te korridorit turmat e njerezve qe presin radhen per tu futur te mjeku jane te shumta cdo dite.
Por ne keto dite me shi asgje nuk ta jep pershtypjen se jemi ne nje korridor spitali dhe per me teper te nje qendre universitare spitalore. Fotot qe shoqerojne kete shkrim te cilat jane shkrepur diten e merkure ne te vertete japin vetem nje pjesez fare te vogel te pamjes reale te ketij korridori. Tavani i cili ne te vertete nuk eshte prej llaci e tulle por nje mbulese plastike si pasoje e shteses se godines pikon i gjithi. Mjeke e paciente perpiqen te kalojne neper cepa dhe tu shpetojne keshtu pikave te shumta te ujit qe te bien mbi koke nese nuk je i vemendshem. Nderkohe si pasoje e catise qe pikon i gjithe ky korridor eshte i mbushur me pellgace uji qe megjithese te gjithe mundohen tu bejne bisht eshte e pamundur te mos shkelesh mbi to. Dhe ne kete pjese te semuret hallexhinj presin qe tu vije radha te takojne mjekun. Sigurisht qe kjo situate eshte deri tek porta e xhamit ku nuk mund te futesh brenda ne pavijon pa marre me pare miratimin e rojes. Por pergjate ketij korridori kalojne tegjithe mjeke paciente te aferm te te semureve qe u shkojne per vizite dhe te gjithe pisllekun e korridorit e marrin me vete neper dhomat e shtrimit.
Nderkohe qe neper kete korridor duhet te kalojne edhe ata qe i nenshtrohen transplantim te veshkes pasi ne kete pavijon ndodhen edhe dhomat miliona euroshe te transplantimit dhe reanimacionit te kesaj nderhyrjeje te veshtire qe prej disa kohesh zhvillohet edhe ne vendin tone.
Por megjithese jane harxhuar miliona euro per rikonstruksionin e te gjithe pavijonit te Urologjise dhe berjen e sallave te transplantimit drejtoria e ketij spitali nuk e ka pare ende te arsyeshme qe se paku te rregulloje catine dhe ne korridor ata qe presin radhen per te mjeku te mos jene te detyruar te mbajne cadrat hapur per ti shpetuar shiut qe bie jashte.
aq/shqiptarja.com