E Diel, 1 Nëntor 2026

Reporterët pa Kufij: Dënohet sulmi i ambasadorit Dell ndaj mediave

"Reporterët pa Kufij" me seli në Paris, kanë dënuar letrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Kristofer Dell, drejtuar Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë, më 23 shkurt, me të cilën kritikohen disa media kosovare, për përdorimin e fotografive të mesazheve SMS, për të treguar se ai i ka dhënë këshilla presidentit të ri të Kosovës në Kuvend, para votimit, në të cilin ai e siguroi presidencën.

“Ne e dënojmë fuqishëm mënyrën se si ambasadori Dell kërkoi, në emër të lexuesve dhe shikuesve të tyre, që gazetarët të kërkojnë falje për sjelljen e tyre dhe e kanë vënë në pikëpyetje etikën e tyre gazetareske”, thuhet në kumtesën e Reporterëve pa Kufij.

Gjithashtu, kjo organizatë thekson se “komentet e ambasadorit përbëjnë keqtrajtim të papranueshëm të mediave kosovare, që tashmë janë të keqtrajtuara nga liderët e vendit të tyre dhe që do të duhej të llogarisnin në mbështetje më aktive nga vendi, që përgjithësisht njihet për përkushtimin për mbrojtjen e lirisë së mediave”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›