Reporteret pa Kufij shprehin mbeshtetje per Shalen
Organizata per mbrojtjen e gazetareve Reporteret pa Kufij permes nje reagimi ka denuar kercenimet dhe sic thuhet trajtimin ndaj gazetares se Agjencise se Pavarur te Lajmeve KosovaPress Sebahate Shala si dhe ka kerkuar qe ajo te rikthehet ne vendin e punes.
Ne nje reagim te leshuar nga Reporteret pa Kufij thuhet se denojne kercenimin dhe trajtimin ndaj Sebahate Shales nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress te cilat ajo i ka marre pas ngritjes se ceshtjes te ndjeshme lidhur me dy anetaret e partise qeverisese Partia Demokratike e Kosoves PDK ne nje konference per media te Andy Sparkes zevendes shef i misionit te EULEX-it te dates 12 nentor.
Ne reagimin e Reportereve pakufi thuhet e Shala pyeti Sparkesin nese ishte normale qe dy anetare te PDK-se te cilet jane duke u hetuar nga EULEX-i te dyshuar per korrupsion dhe vrasje duhet te konkurrojne ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit ne menyre te qarte duke shkelur standardet demokratike evropiane. Sparkes pranoi se kjo nuk ishte e mire per imazhin e Kosoves.
Qe nga nderhyrja ime ne konference per shtyp dhe botimit te shkrimit tim une kam marre shume mesazhe sms poshteruese kercenuese dhe fyese nga perkrahesit e PDK-se tha Shala ne deklaraten e saj me shkrim te cilen e kane marre Reporteret pa Kufij.
Sipas Reporteret pa Kufij artikull qe shkroi Shala pas konferences per shtyp u publikua shpejt ne faqen e internetit Kosovapress por u hoq papritmas disa ore me vone. 147Shala tha se udheheqja e Agjencise se Lajmeve i ka vleresuar pyetjet e saj ne konference per shtyp si joprofesionale marrezi dhe qe nuk kishin te benin me fushaten zgjedhore. Ajo ka shtuar se nuk kishte asnje alternative tjeter pervec se per te lene nje mjedis te tille pune148 thuhet ne reagim.
Reporteret pohojne se reagimi i udheheqjes te KosovaPress-it eshte i pakuptueshem dhe i padenje per nje profesion ne te cilin solidariteti duhet te jete rregull thane Reporteret pa kufij.
Pyetjet e Shales kane qene te dyja te justifikuara dhe haptazi nje ceshtje me interes publik. Trajtimi i saj nga agjencia ishte krejtesisht i pajustifikuar dhe i motivuar ne menyre te qarte nga vleresimet jo-gazetareske. Ne i bejme thirrje udheheqjes se KosovaPress-it qe te kthej ate menjehere ne agjenci dhe t146i mbeshtes gazetaret e agjencise kur ata jane te kercenuar ne kete menyre kerkojne Rerporteret pa kufij.
Ne reagim vleresohet se ky rast ngre shqetesime serioze ne lidhje me lirine qe gazetaret ne media shteterore dhe private do te kene ne mbulimin e fushates per zgjedhjet e dhjetorit.
147Udheheqja e PDK-se dhe Qeverise se kryeministrit Hashim Thaci duhet publikisht te shprehin mbeshtetjen e tyre per Shalen dhe te mohojne kercenimet. Nje hetim duhet te hapet me qellim te identifikimit te atyre qe jane pergjegjes per mesazhet sms dhe per te siguruar se ata jane ndeshkuar ashper148 theksojne reporteret.
Reporteret pa kufij i nxisin te gjitha organet nderkombetare qe jane prezent ne Prishtine te shprehin mbeshtetjen e tyre per Shalen dhe per te percjelle shqetesimin e tyre te autoritetet kosovare.
147I derguari special i Bashkimit Evropian Pieter Cornelis Feith nuk mund te lejoje gazetaret te jene te kercenuar dhe te sanksionohen per mbulimin e aktiviteteve te EULEX-it ne nje menyre profesionale dhe per te bere raportim hetimor qe eshte jashtezakonisht e nevojshme ne shtetit e ri148 kerkohet en reagim.
Reporteret pa kufij shprehin mbeshtetje per Shalen e cili sipas tyre ka qene cuditerisht e denuar per sjellje profesionale qe perben bazen e vertete e gazetarise dhe ka nevoje me shume se kurre qe te jete e mirepritur ne Kosove.
Ne i bejme thirrje mediave kosovare per te treguar mbeshtetjen e tyre per Shalen duke i ngritur ceshtjet qe ajo i ka theksuar sa me shpesh te jete e mundur me autoritetet kosovare dhe nderkombetare thuhet ne reagim.