E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekurudhat behen me nje lokomotive moderne

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1616

Fale investimeve te Qeverise se Republikes se Kosoves nga sot Hekurudhat e Kosoves do te kene nje lokomotive te rifabrikuar dhe moderne e cila do te mundesoje transportimin e mallrave dhe te udhetareve.

Kjo lokomotive i pergjigjet te gjitha standardeve te reja te teknologjise se transportit hekurudhor nderkaq buxhetit te Kosoves ky investim i ka kushtuar mbi 2 milion e 832 mije euro duke perfshire edhe TVSH-ne.

Ministri ne largim i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka theksuar se ministria qe ai drejton ka qasje shume serioze ne ndertimin e infrastruktures hekurudhore Ai ka bere te ditur se kah fundi i nentorit te ketij vitit do te perfundoje studimi i fizibilitetit te linjes hekurudhore qe lidh Kosoven me Serbine dhe Maqedonine studim ky i financuar nga Komisioni Evropian.

Limaj ka thene se kjo linje hekurudhore do te perdoret per transportimin e mallrave dhe njerezve. Duke folur per projektet madhore strategjike Limaj ka thene se Qeveria e Kosoves do te kete top prioritet ndertimin e linjes hekurudhore per ne Shqiperi.

Nderkaq drejtori i Bordit te Hekurudhave te Kosoves Sejdi Hoxha ka thene se prioritet i bordit ka qene ngritja e kapaciteteve dhe modernizimi i Hekurudhave te Kosoves. Ai ka shprehur mirenjohje per kompanine kroate 147Gredel148 e cila ka bere rifabrikimin e kesaj lokomotive.

Me 5 nentor eshte bere pranimi i kesaj lokomotive nga Hekurudhat e Kosoves ndersa para kesaj periudhe kjo lokomotive ka qene ne panairin nderkombetar te mbajtur ne Berlin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›