Reporterët pa kufij kundër rrjetit social Twitter
Reporterët pa kufij”, grup ndërkombëtar që monitoron lirinë e shtypit ka shprehur shqetësim të madh me njoftimin e rrjetit social Twitter, i cili ka thënë se mund ti bllokojë postimet e përdoruesve në disa vende specifike.
Reporterët pa kufij kanë thënë se masa është censurë dhe lajm i keq për lirinë online të shprehjes.
Twitter ka bërë të ditur më 26 janar se ka mundësi të çaktivizojë postimet e përdoruesve për disa vende dhe ti mbajë ato në dispozicion për pjesën tjetër të botës.
Rrjeti social ka deklaruar se është duke punuar në vendet që kanë pikëpamje ndryshe për konceptin e lirisë së shprehjes.
Twitter ka thënë se nuk e ka përdorur ende këtë kapacitet dhe nëse do ta përdorë, do të bëjë përpjekje ti informojë përdoruesit se përmbajtja e tyre nuk është e dukshme në vende të caktuara.(rel)