Republikanët: Pas zgjedhjeve, në PD, kabineti qeverisës të riformatohet më fort rreth identitetit të së djathtës
Riformatimi i kabinetit është një e drejtë e Kryeministrit, por ndërkohë ne kemi një angazhim shumë më të madh përpara që është marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, dhe deri atëhere duhet të shikojmë vetëm realizimin e detyrimeve që kemi. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ndryshimet në kabinetin qeveritar të përfolura nga disa qarqe mediatike me burime të pakonfirmuara dhe vendosmëria e ministrave përkatës për tia lënë formën e prerë të vendimarrjes, Shefit të ekzekutivit, Kryeministrit Berisha, tregon se ekzekutivi shqiptar është i angazhuar tërësisht në përmbushjen e detyrimeve madhore që rrjedhin nga Brukseli, për marrjen e ftesës për në NATO, duke iu larguar ambicies së çifligjeve. Ndërkohë, ministri Mediu u shpreh dje se asnjë nga ministrat e kabinetit qeveritar nuk është i përhershëm në qeveri.