E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët kundër Obamës, ekonomia në krizë

Është ndezur fushata për postin e Presidentit në SHBA, ndërkohë që sot republikanët kanë reaguar në lidhje me fjalimin vjetor në Kongres të presidentit Barak Obama. Guvernantori i Indianës, Miç Daniels, është shprehur se presidenti ishte zgjedhur me premtimet për të stabilizuar krizat ekonomike dhe fiskale.

Sipas tij, Obama nuk i ka shkaktuar krizat ekonomike dhe fiskale, që po vazhdojnë sonte në Amerikë. Por, ai ishte zgjedhur sipas premtimeve për t`i stabilizuar ato.

Presidenti nuk mund të pretendoj se gjatë tre viteve të fundit është përmirësuar diçka, pasi është përkeqësuar. Përqindja e amerikanëve të punësuar është në nivelin më të ulët për dekada, deklaroi Guvernatori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›